May 16, 2024
Rajon - Botë

I ftohti në SHBA e Kanada, dhjetëra të vdekur

Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork. Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike. Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes. Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet përveç në raste emergjente. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Mijëra fluturime janë anuluar, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjes.