May 2, 2024
Rajon - Botë

Tragjedi në Hamburg, mbi 1 mijë e 300 punëtorë ndodheshin në ndërtesë, vazhdojnë kërkimet

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur nën rrënoja në boshtin e ashensorit pas incidentit në Hamburg të Gjermanisë.

Raportohet se skelat janë shembur në një kantier të madh ndërtimi.

Incidenti ndodhi në pjesën jugore të kantierit.

Sipas informacioneve rreth 1 mijë e 300 deri në 1 mijë e 500 punëtorë ndodheshin në ndërtesë në momentin e aksidentit.

Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën tre persona.