May 5, 2024
Kolumna

I buzëqeshur. I patrembur. I pamposhtur. Idealisti guximtar në kohë të paraluftës, luftës e pasluftës!

🇦🇱 I buzëqeshur. I patrembur. I pamposhtur. Idealisti guximtar në kohë të paraluftës, luftës e pasluftës!

Shkruan: Fidan Limani

Ju e sulmoni fizikisht, ai qeshë. Qeshë sepse është i sigurt dhe beson në atë që po e bën. Qesh se është i pa korruptuar dhe kjo i bie se nuk mund të shantazhohet.
Qeshë se e di që edhe nëse eliminohet fizikisht Albin Kurti askush nuk mund të eliminojë Albinizmin, sepse nesër do të dalin qindra Albina tjerë që nuk do ta vjedhin shtëpinë e vet sepse e kanë para vete modelin më të mirë të politikanit që beson në shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Qesh sepse nuk është që nuk e ka prit një veprim si ky. Ai ju ka analizuar me vite. E di se sa të pabesë jeni.
A mund të pritet diçka tjetër nga politikan që e ka tradhtuar gjakun e dëshmorit për villa në Brezovicë?
A mund të pritet diçka tjetër nga një politikan që e ka tradhtuar dhe që e vjedh shtetin që u krijua me gjak?
A mund të pritet diçka tjetër nga një politikan që e nënshkruan Republika Serbsken e dytë e këndej proteston që ajo të krijohet?
Këto sjellje janë vetëm demonstrim i frikës. Frikës së asnjëherë më nuk do të kthehen në pushtet. Frikë se po lind ndonjë konflikt dhe po u humbin milionat që i kanë vjedhë.
Sa më shpejt e kuptoni realitetin aq më mirë.
ALBINI EDHE MUND TË ELIMOHET, POR ALBINIZMI ËSHTË KËTU QË TË QËNDROJË GJATË.

mekryeministrin #100ZogjPulashKunder1Luani