Rritet euroskpticizmi në vend. Të dhënat e hulumtimit të “Eurothink” tregojnë se rreth 28% e qytetarëve mendojnë se Maqedonia nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, ndërsa 23,3% besojnë se anëtarësimi mund të realizohet brenda pesë viteve të ardhshme.

Sa i përket mënyrës së informimit për temat politike, sipas rezultateve të anketës, qytetarët në masën më të madhe informohen përmes televizionit

“Shohim një zhgënjim të caktuar me vetë procesin e integrimit. Rritet perceptimi se qasja e BE-së ndaj Maqedonisë është jo e drejtë, arrogante dhe kushtëzuese. Për dallim nga një numër më i vogël qytetarësh, të cilët ende mendojnë se kjo qasje është e drejtë dhe miqësore.” – Dimitar Nikolloski. /Alsat.mk

sqShqip