Tre emra nga radhët e VNRO-DPMNE-së dhe dy emra nga VLEN kanë dalur në sipërfaqe si ministra me gjasa më të mëdha për përfshirje në rikonstruim, deri sa në Shkup larg syve të opinionit ka filluar takimi mes kryeministrit Hristijan Micksoski dhe kryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, shkruan Lideri.mk.
Televizioni Kanal 5 nga radhët e VMRO-DPMNE ka përmendur emrat e ministrit për sport, Borko Ristovski, ministres së arsimit Vesna Janevska dhe ministrit të kulturës, Zoran Lutkov.
Nga radhët e VLEN, duhet të caktohet pasardhési i Arben Fetait në resorin për qeverisje të mirë, por edhe Fatmir Limani, i cili nuk do të përfaqëson më VLEN-in, por nuk dihet nëse do të mbetet në post ministror në Qeveri me insistim të kryeministrit Mickoski, transmeton Lideri.mk.
Ndërkohë partia ZNAM është shprehur e kënaqur nga ministrat e saj në Qeveri, Minçev dhe Filkov, por nuk përjashtohet mundësia edhe për rrokada me resore mes partnerëve qeveritarë.
Më parë, nga qeveria kanë brifuar lidhur me rikonstruksionin e paralajmëruar të Qeverisë, se procesi po zhvillohet përmes bisedimeve me partnerët e koalicionit. Takimet me partitë politike ZNAM dhe VLEN janë planifikuar për sot dhe nesër, njoftojnë nga Qeveria.
“Duke pasur parasysh se bisedimet janë në një fazë të hershme dhe ky është një proces i ndjeshëm që kërkon një qasje serioze dhe të përgjegjshme, nuk do të hyjmë në detaje shtesë në këtë kohë. Sapo të arrihen marrëveshje specifike dhe të përcaktohen zgjidhje, publiku do të informohet menjëherë dhe plotësisht”, njoftojnë nga Qeveria shkruan portali Lideri.mk.

