Hulumtim nga QMIB: BDI partia që premton më së shumti, por më së paku realizon!
Hulumtimi i Qendrës për Mirëkuptim dhe Integrim Ballkanik (QMIB), sjell fakte interesante për disponimin e opinionit publik në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Krahas Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, pjesën më të madhe të hulumtimit të saj, QMIB kësaj radhe ia ka kushtuar Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dy vende të Ballkanit Perëndimor, që janë në vlugun e euforisë parazgjedhore.
QMIB madje është organizata e parë joqeveritare e cila ka ranguar partitë politike sipas premtimeve që i bëjnë para zgjedhjeve dhe realizimeve pas zgjedhore, me koeficiente nga 1 deri në 10.
Si parti që premton më së shumti në Kosovë, por që realizon më së paku, QMIB ka radhitur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), me koeficient prej vetm 3.8 për qind. Procentualisht i bie që PDK realizon vetëm ë8 për qind të asaj që premton para zgjedhjeve. E dyta është AAK me 4.1 për qind, e treta LDK me 4.7, kurse si parti që më së shumti përmban premtimet parazgjedhore në Kosovë është Vetëvendosja me koeficient të deritanishëm prej 6.9 për qind.
QMIB ka ranguar edhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Si parti që premton më së shumti në Maqedoninë e Veriut, por që realizon më së paku, është radhitur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), me koeficient të ulët realizimi prej vetëm 2.4 për qind. Procentualisht i bie që BDI realizon vetëm 24 për qind të asaj që premton para zgjedhjeve. Në vend të dytë janë LSDM me koeficiente prej 4,6 për qind, kurse për momentin si më mirë të ranguara me koeficient 5.7 për qind, janë Aleanca dhe Alternativa, puna e të cilave është analizuar si koalicion, e jo veç e veç. Edhe pse këto dy parti në intervale të shkurtra kohore kanë qenë në pushtet dhe menaxhojnë komunat, kanë teguar rezultate më të mira në realizimin e premtimeve parazgjedhore, vlerëson QMIB.
Hulumtimi i detajuar i QMIB-së, që ka zgjatur tre muaj rresht, sjell edhe të dhëna se cila parti më shpejtë realizon premtime, e cila më ngadal, gjithnjë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si vende ku të dielën do të ketë zgjedhje. Radhitja është gati njësosj sikurse radhitja lidhur me premtimet.
Në Kosovë, PDK është partia me premtimet më të vonuara. Mestaraisht një projekt i kësaj partie është realizuar 6.4 vite nga momenti kur është премтуар. E dyta është AAK me kohëzgjatje prej 5.9 viteve nga premtimi deri në realizimin e një projekti, e treta LDK me 5.3 vite dhe më mirë e ranguar sërish është Vetëvendosja me 2.4.
Në Maqedoninë e Veriut edhe edhe në këtë kategori, si më dobët radhitet partia në pushtet e shqiptarëve etnikë , BDI.
Nga premtimi deri në realizimin e një projekti të BDI-së, kalojnë mesataraisht 11 vite e 7 muaj, por duke rikujtuar se disa premtime kryesore si zgjidhja ligjore e statusit të UÇK-së, rruga Tetovë-Prizren, autostdrada Shkup-Bllacë, kufiri Llojan-Miratoc, zgjedhja e Naser Zyberit për kryeministër shqiptar, nuk janë realizuar asnjëherë. VMRO-DPMNE është e dyta me 6.8, LSDM 6.5, kurse koalicioni ASH-AAA për momentin figuron më së miri me 1.8 vite nga premtimi deri në realizim.
Ndryshe, në nivel rajonal QMIB konstaton rritje të euroskepticimzmit në Serbi, Malt të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e pandemisë. Si shkak për rritje të euroskepticizmit në këto vende, konsiderohen teoritë konspirative lidhur me shakqet e pandemisë. Për dallim prej tyre, QMIB konstaton se gjatë pandemisë është shënuarr ritje e butë ë disponimit proevropian në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse qytetarët e këtyre vendeve kryesisht besojnë se me ndihmën e BE-së më lehtë mund të mbrohen nga pandemia. /monitor
Shqipëroi: Violetë Hoxha