May 20, 2024
Maqedoni

Deri më 26 janar Kovaçevski duhet të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski më së voni deri më 26 janar do të duhet të jep dorëheqje nga funksioni, që formohet qeveria teknike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarët tha se deri tek ai nuk ka arritur ndonjë njoftim se partitë janë dakorduar për datën e zgjedhjeve. Por, ai tha se nga mediumet është informuar se mund të jetë 8 maji.

Nëse zgjedhjet mbahen më 8 maj siç raportohet në media atëherë më 28 shkurt ose 70 ditë më herët duhet të shpallen zgjedhjet, ndërsa më 26-27 janar të formohet qeveri teknike”, tha Xhaferi.