April 29, 2024
Maqedoni

Gashi nga Dibra: Na besoni njëherë në këto zgjedhje, pas 4 vitesh nëse zhgenjeheni mos na votoni

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sonte ka qëndruar në qytetin e Dibrës. Të pranishëm ishin dy kreret e koalicionit Afrim Gashi dhe Ziadin Sela. Kërkuan mbështetje për të sjellë ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.

“E provuam me një subjekt politik, na dështoi puna. Na besoni njëherë. Na besoni njëherë në këto zgjedhje e ta shohim pas 4 viteve nëse zhgënjeheni mos na votoni asnjëherë. Por kësaj here ju lutem votojeni këtë koalicion të bashkuar shqiptar. Hajdeni të bëhemi bashkë. Ne u bëmë bashkë, ju presim edhe juve të bëheni bashkë ta dëshmojmë fuqinë bashkë t’i fitojmë komunat shqiptare, kështu do ta bëjmë edhe qeverinë shumë shpejtë, dhe jam i bindur se pastaj ndryshimi i madh te shqiptarët do të vjen”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi./Tv21