Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë, duke vënë në dyshim bazën mbi të cilën është marrë ky vendim.
Hoti tha se Presidentja e ka arsyetuar mandatimin duke u mbështetur në “gjasa” për krijimin e qeverisë, por sipas tij, nga konsultimet që vetë Osmani ka zhvilluar me liderët e partive politike, është bërë e qartë se ato “gjasa” nuk ekzistojnë.
Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të arritur shumicën do të ishte nëse llogariten votat e Listës Serbe.
Reagimi:
E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’.
Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër.
Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Gjasa të tjera nuk ka.

