May 18, 2024
Maqedoni

Homazhe në vendin e tragjedisë në Llaskarcë

Homazhe në Llaskarcë, vendin ku tre vite më parë humbën jetën 16 persona nga qyteti ynë, tha kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, pasi vizitoi vendin e tragjedisë.

“Me vendosje të luleve në vendin e fatkeqësisë në fshatin Llaskarcë, shënuam trevjetororin e tragjedisë ku jetën e humbën 16 qytetarë nga rajoni i Gostivarit. Sikurse viteve tjera, edhe sivjet kjo simbolikë është për të nderuar viktimat”, tha Taravari.

Ishin gjashtëmbëdhjetë persona nga Gostivari që humbën jetën në këtë tragjedi: Bejza Uzeiri, Valdete Hamiti, Besim Fetai, Dejan Ristoski, Ace Arsoski, Ferdi Kaso, Rametulla Abduraimi, Trpana Janevska, Jovica Trpevski, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Zoran Davidkovski, Boban Avramovski, Onur Sadiku, Pavle Kostovski dhe Esin Osmani, ndërsa me lëndime përfunduan 35 persona të tjerë.

“Edhe një herë ngushëllime dhe tragjedi të këtilla mos i ndodhshin kurrë më Gostivarit”, theksoi kryetari i kësaj komune, Arben Taravari.