May 13, 2024
Maqedoni

Eksplodon një trafostacion, pjesë e madhe e Shkupit 30 minuta në terr (Video)

Shpërthim dhe zjarri në trafostacionin kryesor në Pinti është arsyeja se përse qyteti I Shkupit mbeti pa rrymë elektrike, ndërsa në një pjesë të qytetit ende nuk ka energji.

Në teren janë ekipe të zjarrfikësve. Më parë nga EVN kanë thënë se problemi nuk është i atyre por i MEPSO dhe se bëhet fjalë për defekt me tension të lartë të energjisë elektrike.

Shkupi më tepër se gjysmë orë ishte në terr, ndërsa rryma disa herë vinte dhe u ndalte.