May 26, 2024
Maqedoni

Identifikohet pronari i kalit që vraponte në autostradën Shkup-Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë, shkruan Alsat. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident.
“Në drejtimin nga kryqëzimi për Brvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari N.K. (53) nga Tetova është identifikua shpejt dhe është ftuar për bisedë informative”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

 

incidentit.