May 16, 2024
Maqedoni

Hetimet për mjekun e vrarë, MPB: 15 persona janë marrë në pyetje

MPB vazhdon hetimet për vrasjen e mjekut, Aco Trpovski. Hetuesit e krimeve të dhunshme kanë shqyrtuar më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Janë shikuar më shumë se 40 kamera duke përfshirë kamerat e “qytetit të sigurt”. Intervistat zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”, thonë nga MPB.

Shoqata e mjekëve amë duke e dënuar rastin ka kërkuar zgjidhje ligjore për mbrojtje më të madhe për personelin mjekësor, si dhe dënime më të rrepta për autorët.

Për rritjen e sigurisë së mjekëve apelon edhe mjeku i përgjithshëm Benjamin Kamberi, i cili thot se mjekët prej shum vitesh nuk janë aspak të mbrojtur, prandaj fton autoritetet që më seriozisht të merren me sigurinë e mjekëve.

“Kemi raste të pa numërta, kemi raste të shumta ku punonjësit shëndetësorë paraqisnin veprime të ndryshme për fat të keq. Çdoherë e kemi pasur në konsideratë se ndër njerëzit që ne i trajtojmë kanë edhe sëmundje të ndryshme psikiatrike dhe në njëfar mënyre ne kemi pasur mirkuptim edhe ndaj fyerjeve. Kemi rastisur edhe në problematika pak më të vogla se kjo e fundit që ndodhi ku shpesh kolegët tanë kanë pësuar dëmtime matriale për arsye se ndoshta nuk i kanë përshkruar një pacienti një terapi të cilën ai ka tentuar dhe ka pasur dëshirë ta merr. Shembull për shkak të mos përshkrimit të sasisë së diazepamit të cilën pacienti e ka kërkuar kur ka mbaruar punën mjeku e ka pare veturën e tij të demoluar tërsisht. Është mjerim.” – tha mjeku i përgjithshëm, Benjamin Kamberi.

Edhe Oda e Mjekëve ka dënuar vrasjen e kolegut të tyre, duke kërkuar nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast dhe vrasësi të merr dënimin e merituar.