BallinaMaqedoni

Hebrenjtë në RMV, përkujtohen viktimat e Holokaustit

Dita kombëtare përkujtimore e Holokaustit dhe heroizmit të shtetit të Izraelit – Jom Hashoah u shënua në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit në Shkup me ndezjen e gjashtë qirinjve përkujtimor në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë në Holokaust.
“Për shkak të disa ideve të krisura u shuan shumë jetë, që edhe sot ekzistojnë dhe sot vazhdojnë, ndërsa njeriu nuk arin të bie në mend.”, – deklaroi anëtari i Bashkësisë Hebrenje, Samoil Sadikario.
“Përkujtojmë ata që ishin viktima të jotolerancës më të tmerrshme, urrejtjes dhe barbarizmit, si dhe të akteve të guximit dhe humanitetit, të cilat u shfaqën nga përpjekjet heroike të atyre që kundërshtuan, deri te personat e guximshëm që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar të tjerët, duke gjetur dritë në errësirë.”, – theksoi anëtarja e Këshillit drejtues të Bashkësisë Hebrenje, Maja Nanu.
Pas pjesës ceremoniale u hap ekspozita me vizatime për fëmijë nga konkursi me temë “Holokausti i hebrenjve maqedonas”, i paralajmëruar për nxënësit e shkollave fillore nga Maqedonia. Jom Hashoah, sipas kalendarit hebraik, shënohet për të përkujtuar kryengritjen e hebrenjve në geton e Varshavës në vitin 1943 dhe si një ditë përkujtimore për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaust.