Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka dal me një video pas vendimit që Gjykata Speciale në Hagë ka marrë për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe i padrejtë.
“UÇK bëri luftë të drejtë çlirimtare, beteja për drejtësi duhet të vazhdoj dhe kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, vendim dënues për UÇK-në. Qytetarëve të Kosovës, shqiptarë, bashkëluftarë, Kosovën ta ruajmë për të dhamë jetë, njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi vend tjetër, nuk kemi atdhe tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosvoën në çfarëdo mënyre iu ndihmojmë armiqve. Do ti fitojmë në shkallën e dytë.”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

