Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për vendosjen e lojërave për fëmijë dhe pajisjeve për fitnes në ambient të hapur në parkun e komunës.

Beqiri ka bërë të ditur se parku po pasurohet gradualisht me hapësira të reja për fëmijët dhe qytetarët.

“Dita-ditës, parku i Haraçinës po merr formë”, ka shkruar Beqiri, duke publikuar edhe fotografi nga punimet.

sqShqip