Video na është dërguar nga një lexues i rregullt i portalit Lideri.mk, bashkë me një tekst të shkurtër, që e sjellim të plotë:

Më pëlqeu kjo mënyrë e shprehjes urbane të dashurisë së shqiptarëve të Shkupit për Shqipërinë! Shpresoj dhe uroj ky grafit mos të ketë të bëjë fare me paralajmërimet se qarqe antishqiptare dëshirojnë të nxisin tensione në Shkup, të shqetësuara nga dinamika e shpejtë e ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë, por edhe korridoreve tjera infrastrukturore në Maqedoninë Perëndimore. Duhet të jemi të kujdesshëm që asnjë faktorë të mos na nxitë për tensione me paravane patriotike, e që në prapavijë kanë vetëm një qëllim, krijim të situatës së tensionuar që do të imponon zvarritje edhe për 20-30 vite tjera të korridoreve rrugore si në Perëndim, poashtu edhe në Lindje, ose në Maqedoninë Qendrore. Shqiptarët nuk fitojnë asgjë prej kësaj, vetëm do të jenë humbësit më të mëdhenj!/Lideri.mk

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1D3fgBv3er/?mibextid=wwXIfr

sqShqip