May 15, 2024
Maqedoni

Inspektorati do të kontrollojë spitalin në Prilep pas vdekjes së foshnjes

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Prilepit lidhur me vdekjen e një të porsalinduri që ka ndërruar jetë nga sepsa, ka konfirmuar sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Inspektorati sanitar inicova sot të ketë kontrolla në Prilep menjëherë gjithashtu edhe një Komision prej ekspertëve të shkojë atje. Nuk do të folim asgjë përmendësh, kur do të vijnë komplet raportet prej këtyre inspekcioneve edhe komisionit të ekspertëve atëherë do të shpërndajmë menjëherë në mënyrë shumë transparente edhe me ju meidume”.

Foshnja ka ndërruar jetë nga sepsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Prilepit. Nëna e foshnjës së ndjerë në rrejte sociale akuzon spitalin e Prilepit për neglizhencë dhe higjienë të keqe në maternitet. Ajo ka thënë se më 27 tetor ka lindur një djal të shëndoshë, ndërsa dy ditë pas lindjes, mjekët në spitalin e Prilepit i kanë thënë se i porsalinduri duhet të rrezatohet për shkak të verdhëzës. Fëmija është dërguar për trajtim në Klinikën e fëmijëve në Shkup me arsyetim se ka pajisje më të mira për trajtimin e verdhëzës.

Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup thanë se foshnja ka arritur me frymëmarrje të parregullt, është shtruar në repartin e terapisë intensive, fillimisht i është dhënë mbështetje respiratore joinvazive, emë pas i është bërë ventilim mekanik dhe më pas ka ndërruar jetë.

Nga spitali në Prilep konfirmuan se i porsalinduri ka lindur shëndoshë e mirë, është vendosur të ushqehet me gji, por më pas për shkak të informacioneve për infeksion bakterial tek nëna, nga i porsalinduri është marrë gjak, i cili ende ishte normal. Por gjendja është përkeqësuar dhe për këtë foshnja është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Ish-drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, mjekja Aspazija Sofianova, ka thënë se infeksioni i hershëm ose sepsa tek të porsalindurit zakonisht shkaktohet ose për shkak të baktereve ndërspitalore ose për shkak të ndojnë një infeksioni që mund të ketë nëna, por se kjo duhet të hetohet.