Rajon - Botë

Zjarr i madh në Romë, digjet ura e hekurt që ishte qendra e jetës së natës në qytet

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte Di Ferro, anijen e hekurt industriale që lidh dy rajonet e Romës, Ostinezen me Trasteveren.

Zjarri shpërtheu mbrëmë pak pas mesnatës, kurse zjarrfikësit italianë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin rreth orës 2, raporton agjencia Ansa. Zona e urës industriale është qendra e jetës së natës në Romë.

Sipas informacioneve të para nuk ka viktima, e sipas disa dëshmitarëve – zjarri shpërtheu në barakat e të pastrehëve që gjenden nën urë, ku më pas u zgjerua zjarri dhe përfshiu restorantet dhe baret që janë afër. Madje nuk është hedhur poshtë mundësia që një defekt elektrik të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit.