May 10, 2024
Maqedoni

Gjykata Penale në Shkup e konfirmoi dënimin prej 19 viteve për Angela Gjorgjievska në lëndën “Pino”

Gjykata penale Shkup sot e konfirmoi dënimin e parë prej 19 viteve për Angela Gjorgjievska, e akuzuar për bashkëveprim në vrasjen e Pineta Sekondo – Pino.

Procesi gjyqësor për këtë lëndë nga ana e Gjykatës së Apelit – Shkup, është kthyer në gjykim të përsëritur për shkak të ekspertizave.

Gjykimin për këtë lëndë e ka udhëhequr gjykatësja Lenka Davidkova, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike, Lidija Raiçeviq.

I akuzuari i parë në këtë lëndë është Ali Furkan, por procedura kundër tij nuk po udhëhiqet për shkak se ai është në arrati.