May 4, 2024
Sport

Gjobë për Romën dhe pezullim për Mourinhon, UEFA del me vendim zyrtar

UEFA ka gjobitur Romën dhe e ka dënuar Jose Mourinhon me katër ndeshje pezullim, pas asaj që ndodhi në fundin e finales së Europa League ndaj Sevillias.
Trajneri Mourinho nuk e priti mirë humbjen dhe u filmua duke fyer arbitrin Anthony Taylor në një parking pas ndeshjes. Më pas gjyqtari anglez u ofendua edhe nga tifozët e skuadrës italiane.
UEFA njoftoi sot se Mourinho është pezulluar me katër ndeshje në garat e klubeve të UEFA-s për fyerjet e tij ndaj Taylor. Roma ka siguruar kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm, ndaj do të mungojë në katër ndeshjet e para të fazës së grupeve. Nuk mjafton me kaq, pasi klubi u gjobit me 50.000 euro, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara në Puskás Aréna (Budapest) të Hungarisë.