May 3, 2024
Lajmet e reja

Gjithsej 670 raste aktive me Kovid-19 në vend

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, dje u zvogëlua në 670, ndërsa ishin regjistruar vetëm 10 të sapoinfektuar nga 2.825 testime. Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksinimi po jep rezultate dhe apelojnë të respektohen masat për mbrojtje. Në varësi nga numri i rasteve të reja, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të sjellë vendime të reja për zbutje të masave restriktive.