April 27, 2024
Sport

“Gjithmonë me Shkupin!”: Afrim Gashi uron kampionin e ri të Maqedonisë në futboll

Me rezultatin e sotëm klubi i zemrave të shkupjanëve, KF SHKUPI, përsëri shpallet kampion në ligën më elitare të futbollit tonë.
Si sportdashës, por më shumë si shkupjanë që jemi rritur përmes gëzimeve të fitoreve dhe pikëllimit të humbjeve të këtij klubi, sot ndjehemi jashtëzakonisht krenarë që kemi mundësi të themi se titulli i kampionit u kthye në Çair.
Urime djemve që na bëjnë të mburremi, urime stafit dhe drejtuesve të klubit, urime shkupjanë!
Gjithmonë me Shkupin!

Afrim Gashi