May 16, 2024
Rajon - Botë

Gjermania vendos kontrollet kufitare me Poloninë, Sllovakinë dhe Zvicrën

Gjermania vendos kontrollet kufitare me Poloninë, Sllovakinë dhe Zvicrën

Gjermania po përshpejton planet e saj për të vendosur kontrolle fikse kufitare në Poloni, Sllovaki dhe Zvicër, tha qeveria. Ministrja e Brendshme Nensi Feser bëri të ditur se për këtë sot ka njoftuar Komisionin Evropian, që do të nënkuptojë vendosjen e mundshme të kontrolleve policore në kufijtë e Gjermanisë me tre vendet fqinje.

Kontrolle të tilla kanë ekzistuar në kufirin me Austrinë që nga viti 2015. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është një luftë më efektive kundër kontrabandistëve dhe zbulimi dhe parandalimi i hyrjeve të paligjshme.

Dhe disa vende të tjera nga zona Shengen kanë njoftuar tashmë Brukselin për plane të tilla. Kështu, Franca ka vendosur kontrolle kufitare me Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Zvicrën për shkak të rrezikut të terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm përmes rrugëve të Mesdheut dhe Ballkanit. Megjithatë, francezët nuk kontrollojnë kudo rreth orës, por në mënyrë selektive dhe të përshtatur me situatën. Në të ardhmen, kjo ndoshta do të ndodhë edhe në kufijtë e Gjermanisë me Republikën Çeke, Poloninë dhe Zvicrën.

Migrimi është bërë një temë edhe më e nxehtë në Gjermani me rritjen e popullaritetit të së djathtës ekstreme. Nga fillimi i janarit deri në fund të shtatorit, 233.744 persona kanë kërkuar azil në Gjermani, që është 73% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.