May 28, 2024
Maqedoni

Gjallërohet “Lagja e Trimave” në Kumanovë me këndin e ri për fëmijë (Video)

Fëmijët e lagjes së trimave në Kumanovë do ta kenë një hapësirë të re për pushim dhe rekreacion. Për herë të parë, që nga egzistenca e kësaj lagjeje të qytetit, e banuar kryesisht me shqiptarë, do të ketë një kënd lojërash për fëmijë, në të cilën të vegjlit do të kënaqen duke i shfrytëzuar lodrat e kësaj hapësire argëtuese.
“Shumë jemi të gëzuar dhe po luajm çdo ditë ” të buzëqeshur theksuan fëmijët e lagjes
Këndi i lojërave është realizuar me nismën e AlternAtivA Kumanovë këshilltarit të saj dhe ekipit udhëheqës.