October 4, 2024
Maqedoni

Xhaferi nga Samiti investues i BERZH-it: Pozita gjeopolitike dhe politikat ekonomike e bëjnë Maqedoninë e Veriut atraktive për investime

Xhaferi nga Samiti investues i BERZH-it: Pozita gjeopolitike dhe politikat ekonomike e bëjnë Maqedoninë e Veriut atraktive për investime

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit, ndërsa pati fjalë në diskutimin e panelit të kryeministrave në të cilin morën pjesë kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mikpritësi i Samitit, kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso.

Në pjesën e parë të diskutimit, kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e huaj në vendet e rajonit”, për të cilën kryeministri Xhaferi theksoi se për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë.

“Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe porte pranë nesh, si Selaniku dhe Durrësi, kështu që në një kohë të shkurtër produkti i prodhuar këtu mund të arrijë në një vend tjetër, respektivisht deri te destinacioni i fundit. Argumenti i dytë është gjendja stabile në planin makroekonomik dhe fiskal, procesi intensiv i harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me atë të BE-së, mjedisi i favorshëm i biznesit dhe programet e zhvilluara mirë të mbështetjes për investitorët. Këtu e përfshijmë edhe politikën tatimore stimulative, mes tjerash edhe përmes lidhjes së marrëveshjeve për evitimin e tatimit të dyfishtë dhe evazionin tatimor. Maqedonia e Veriut nuk ka ligje që i diskriminojnë investitorët e huaj, ne i konsiderojmë si tanët – sepse të gjithë kontribuojnë për një qëllim të njëjtë – për përmirësimi e cilësisë së jetës së qytetarëve”.

“Argument i tretë janë stimulimet e konsiderueshme për kompanitë që punojnë te ne. Këto përfshijnë masa të ndryshme, përkatësisht: subvencione për krijimin e vendeve të punës dhe investime kapitale, subvencione deri në 50% të kostove të pranueshme të investimeve për kërkime dhe zhvillim dhe mbështetje për eksportuesit. Niveli i ulët i tatimit të fitimeve të sektorit të korporatave dhe të ardhurave të personave fizikë, pra norma 10% e tatimit mbi korporatat dhe tatimit mbi të ardhurat personale, stimulon rritjen e aktivitetit ekonomik dhe të investimeve. Te ne funksionojnë me sukses disa zona zhvillimore industriale teknologjike, të cilat janë veçanërisht tërheqëse për investimet e huaja”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se RMV paraprin në rajon me ligjet dhe aktet e zbatuara nënligjore që janë plotësisht në përputhje me Bashkësinë Evropiane Energjetike, që mundësojnë liberalizimin e tregut energjetik.

“Kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe jemi anëtare të NATO-s. Kjo ofron stabilitet. Kemi lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në (27 vende), EFTA (4 vende), CEFTA (7 vende), Tregti bilaterale të lirë me Turqinë, Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar””, tha Xhaferi.

Në pjesën e dytë të panelit, kryeministrat diskutuan për prioritetet e qeverive të rajonit si dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, ku kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, me miratimin e Ligjit për energjetikë, praktikisht e liberalizon tregun në fushën e energjisë.