May 2, 2024
Ramazani 2023

Gëzimi i madh i nënës kur i vjen djali një ditë para Bajramit nga mërgimi, me nipa e mbesa (Video)

Ikja nga zullumi shtetëror, nga varfëria dhe në kërkim të një jete më të mirë, i ka shpërndarë shqiptarët në shumë shtete e kontinente.
Ata jetojnë me trup në vendet më të zhvilluara dhe më të pasura të botës, por me mendje gjithmonë janë në vendlindje.

E një nga festat që i bashkon është festa e Bajramit, qoftë Bajrami i Madh, ose Bajrami i Vogël, shkruan Lideri.mk.

Shumë mërgimtarë tanë ruajnë disa ditë nga pushimi vjetor, që këto festa t’i kalojnë në vendlindje me të afërmit e tyre. E gëzimi i familjarëve është i papërshkrueshëm, posaçërisht i prindërve, kur fëmijët e tyre, nipat e mbesat u vijnë në vizitë, e veçanërisht kur vizitat janë surprizuese. (Lideri.mk)

Një video që tregon gëzimin e një nëne kur i vjen djali nga mërgimi mund ta shikoni në këtë LINK: https://fb.watch/jF5IL1Xyrm/?mibextid=cr9u03