May 2, 2024
Ramazani 2023

Daullexhiu i Ramazanit, Llokman Mustafa, ruan me fanatizëm traditën e vjetër, lajmëron kohën e iftarit dhe syfyrit

Muaji i shenjtë i Ramazanit në kohët e vjetra ka pasur shumë tradita, shkruan Open-TV.

Njëra nga ato tradita ka qenë edhe ajo e daullexhinjve, të cilët kanë paralajmëruar kohën e iftarit dhe të syfyrit në vende ku s’është dëgjuar ezani i xhamive.

Llokman Mustafa nga Çerkezi i Kumanovës po e ruan këtë traditë.

“Këtë e kam bërë, sepse 19 vite nuk është rreh daulli në këtë fsahti. dmth që mos ti humbim traditat e tona”, ka deklaruar Llokman Mustafa për Open-TV.

Ai në këtë mënyrë ka rikthyer kujtesën e atyre të moshuarve që dikur e kishte fshati Çerkez i Kumanovës. (Open-TV)

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni deklaratën e Llokman Mustafës.

Linku: