Gerta Miftari, ne moshen 16-vjeçare është shpallur zyrtarisht me inteligjencën më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani një arritje e jashtëzakonshme që bën krenar jo vetëm familjen e saj, por gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndiej veten kosovare, edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Që e vogël kam pasur një dashuri të madhe për librat. Jam pafundësisht mirënjohëse për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë prej tyre,” shprehet Gerta.
Kjo arritje është dëshmi se talenti, puna dhe përkushtimi nuk njohin kufij, dhe se rinia shqiptare, kudo në botë, vazhdon të shkëlqejë me dije, vlera dhe karakter.
Respekt i thellë dhe suksese të mëtejshme, Gerta!
Ti je frymëzim për një brez të tërë.

