Rajon - Botë

SHBA, mijëra persona në Washington protestë në mbështetje të Palestinës

Washington DC

Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington mijëra persona zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

ABD’nin başkenti Washington’da binlerce kişi ❮❯
ABD’nin başkenti Washington’da binlerce kişi “Filistin’e destek” gösterisi düzenledi

Para Memorialit Lincoln, një prej simboleve të Washingtonit, mijëra persona u mblodhën me pankarta dhe flamuj të Palestinës në duar duke shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën.

Gjithashtu protestuesit hodhën edhe sloganet si “Liri për Palestinën” dhe “Palestina një ditë do të jetë e lirë”.

Në protestë krahas muslimanëve në Amerikë morën pjesë edhe afro-amerikanë, amerikanë të bardhë dhe hebrenj ortodoksë.

Për protestën ku qindra persona erdhën me autobusë nga rajone të ndryshme të SHBA-së dhanë mbështetje edhe dhjetëra organizata muslimane.

Në anën tjetër kanë tërhequr vëmendjen duke formuar pamje interesante edhe qindra flamuj të Palestinës të cilët u hapën në mesin e Memorialit Lincoln dhe Memorialit Washington të cilët janë simbole të qytetit.

Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me orën lokale, pas armëpushimit të arritur me Hamasin.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Gaza kanë humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, si dhe u plagosën 1.948 persona të tjerë.