May 16, 2024
Maqedoni

Gashi: VLEN përfaqëson shqiptarët në zgjedhje, koalicioni i Ahmetit ka karakter qytetar

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se koalicioni opozitar VLEN, është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje. Sipas tij, pas zgjedhjeve vetëm ky koalicion do të ketë të mandate që të bisedojë në emër të shqiptarëve, me partinë fituese në bllokun maqedonas për formimin e qeverisë së re. Gjatë hapjes së shtabit të VLEN-it në komunën e Likovës, Gashi tha se, koaliconi i krijuar nga BDI-ja ka koncept qytetar dhe jo etnik.

“Na duhet votë popullore, masovike, plebishitare që më 8 maj përballë maqedonasve të dalim me 20-30 deputet e të ju themi tash do ta shifni se me kë keni punë. Pas zgjedhjeve në kampin maqedonas kushdo që të merr mandatin për formim qeverie, përballë tyre do të jetë vetëm VLEN-i, nuk mund të jetë dikush tjetër sepse vetëm ne i përfaqësojmë shqiptarët. E kemi një BDI e cila i ka mbledhur disa parti politike dhe kanë kaluar në kampin qytetarë, multietnik dhe është VLENI-i me të gjitha partitë shqiptare që vazhdon ta bën betejën kombëtare për shqiparët për ndryshim”, tha Gashi.