May 18, 2024
Maqedoni

Sulmoi nusen, arrestohet vjehrri

Të dielën në ora 15:45, zyrtarët policorë nga Njësia Policore-Kamjan, kanë arrestuar personin E.Z.(74) nga një fshat i Tetovës, i cili gjysmë ore më parë është raportuar nga reja e tij 36 vjeçare se e ka sulmuar fizikisht.

Personi është ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.