April 29, 2024
Maqedoni

Gashi: Sulmet ruse në Ukrainë shqetësuese për mbarë njerëzimin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, vlerëson se sulmet ruse ndaj sovranitetit të Ukrainës janë shqetësuese për secilin njeri human e të qytetëruar, e aq më shumë për neve që merremi me politikë aktive.
“Këto sulme flasin për një botë të re ku nuk respektohet më as e drejta ndërkombëtare, as sovraniteti territorial e as pacenueshmëria e kufijve. Pas këtij agresioni askush më nuk është i sigurt.
Sidoqoftë, uroj që sa më shpejt të pushojnë të shtënat dhe t’i krijohet hapësirë arsyes, dialogut e mirëkuptimit.
Solidarizohem me popullin viktimë të Ukrainës dhe lutem për ta e për shqiptarët që me shekuj jetojnë në atë shtet”, deklaroi Gashi duke komentuar invazionin rus në Ukrainë.