May 15, 2024
Maqedoni

Nxënësit e Sllupçanit dhe Orizare së Likovës tani një javë po përballen me probleme (VIDEO)

Nxënësit e fshatrave Sllupçan dhe Orizare të Komunës së Likovës po përballen tani e një javë me një problem që po i pengon në procesin mësimor.
Nxënësit ankohen se shkaku i vonesës së autobusëve, shtatë ditët e fundit janë duke munguar në orën e parë. Sipas rregullores së shkollës, nxënësit duhet të jenë në shkollë 15 minuta para se të fillojë mësimi, mirëpo nxënësit e këtyre dy fshatrave asnjëherë nuk arrijnë të mbërrijnë në kohë në orën e parë shkaku i vonesave të autobusit.

Prindërit, por edhe vetë nxënësit, janë të brengosur sepse ky problem po shfaqet në muajin e fundit të vitit shkollor, muaj kur përfundohen notat dhe është kyç për rezultatin e nxënësve.
Ata kërkojnë nga komuna që sa më shpejtë të tejkalohet ky problem që po i dëmton nxënësit. /Televizioni News