May 15, 2024
Maqedoni

IDRI ISTREFI: DO TA ÇLIROJMË STRUGËN NGA ATA QË SILLEN SI PRONARË TË KOMUNËS

Kandidati për Kryetar komune të Strugës Idri Istrefi nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët – Alternativa bashkë me anëtarët dhe simpatizantët e ASH-AAA hapën shtabin në Strugë.

“Sot fillojmë edhe zyrtarisht rrugëtimin tonë drejt rikthimit të institucioneve të pushtetit lokal në duart e qytetarëve.

Sot fillojmë rrugëtimin tonë për Strugën e së ardhmes, pa krim, pa korrupsion, pa keqpërdorime.

Sot fillojmë rrugëtimin tonë për ta çliruar Strugën nga ata që veten e quajnë dhe sillen si pronarë të gjithë komunës – theksoi Idri Istrefi.