May 6, 2024
Maqedoni

Gashi: Qeverisë së re mandati i përfundon në vitin 2024, s’kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, pret që Qeveria e re të merr mbështetjen e Kuvendit, shkruan gazeta Lajm. Ai thotë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakoshme dhe se Qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.

LAJM: A ka legjitimet Qeveria e re?

“Po nëse votohet me 61 deputet, natyrisht se po”, tha Gashi.

LAJM: A mendoni që kjo qeveri do ta vazhdojë mandatin deri në fund, apo vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

“Unë shpresoj, besoj dhe do të punojmë që të vazhdojmë deri në fund të 2024-tës. I mbetet skenës politike, dinamikave politike që të shohim”, deklaroi Gashi.

LAJM: A ka kapacitet kjo përbërje që të zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë?

“Besoj që po, i ka të gjitha parametrat që të gjejë zgjidhje”, u shpreh Gashi.

LAJM: Nëse nuk zgjidhen këto mosmarrëveshje, a duhet vendi të shkoj në zgjedhje?

“Është çështje hipotetike si pyetje edhe përgjigjja është hipotetike. Ne nuk duhet ta ndalim punën mbrenda shtetit që të avancojmë procesin e eurointegrimeve, pavarësisht sjelljes së fqinjëve dhe shteteve tjera që na bllokojnë . Unë besoj së ndryshimet, reformat që i bëjmë në shtet, janë së pari për interesin tonë dhe pastaj për hirë të procesit të integrimeve’, theksoi Gashi./Gazeta LAJM