April 30, 2024
Maqedoni

Gashi pyet Ali Ahmetin: Cilin ndërkombëtarë e ke lutur që ta lejojnë amnestinë e Gruevskit?

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka dërguar një pyetje legjitime siç thonë nga Alternativa që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet.

Gashi pyet se cilin ndërkombëtar e ka lutur Ali Ahmeti deri në qiell që ta lejojnë amnestinë e Nikolla Gruevskit.

“Një pyetje legjitime, për të cilën opinioni pret përgjigje:
A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!” thuhet në pyetjen e Afrim Gashit.