May 6, 2024
Maqedoni

Izet Mexhiti: A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasaporta javën e ardhshme

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti pyet se a është e vërtet që ish kryeministrit Nikolla Gruevski do ti kthehet pasaporta.

“A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasporti javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAEKTORIA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale?” ka shkruar Mexhiti.