May 6, 2024
Maqedoni

Gashi: LEN e ka caktuar emrin e kandidatit për President, do i fiton zgjedhjet!

Kreu i AlterNativës, Afrim Gashi në anë të një statusi në facebook profilin e tij njofton se për disa ditë koalicioni LEN do të shpallos emrin e kandidatit për president, përcjell Zhurnal.mk

“Sot, kur edhe zyrtarisht po shpallen zgjedhjet presidenciale, dua ta njoftoj opinionin se Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president.

Kandidati i Lidhjes do të jetë një emër i respektuar, i cili del përtej kufijve etnikë e politikë, duke qenë një mundësi e rrallë që në Maqedoninë e Veriut për herë të parë të shprehet karakteri multietnik i shtetit.

Lidhja ka kandidat që i hy kësaj gare për ta fituar dhe për t’u bërë president i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk do të jetë “tjetri”, por që do të jetë “i yni”.

Emri i tij do të bëhet publik ditëve në vijim.

Po vjen një lajm i mirë.”, ka shkruar Gashi.