May 11, 2024
Maqedoni

Sela: Nazmi Maliqi ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin e tij

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit kryetar i kuvendit të ASH-së, Zadin Sela përmes një postimi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e profesorit Nazmi Maliqi duke shkruar se Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin e tij, shkruan Top24

Me pikëllim dhe dhimbje prita lajmin se profesori Prof.Dr Nazmi Maliqi, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një meritor në fushën e profesionit të tij dhe cilësive njerëzore. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin e tij. Veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat.
I përhershëm qoftë kujtimi për Nazmi Maliqin!