Ganiu: Angazhimi i gruas në politikë është domosdoshmëri
Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një aktiviteti dinjitoz promovoi kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kandidatet për këshilltare për Këshillin komunal të Çairit dhe të Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së.
Ganiu ka theksuar me këtë rast se angazhimi i gruas në politikë nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri.
Në Komunën e Çairit 50% nga të punësuarit janë gra, kurse 60% të shkollave kanë udhëheqëse gra.
“Ne besojmë se fuqizimi i gruas është ardhmëria e vendit.
Gjatë këtij mandati unë do të angazhohem që, së bashku me ju këshilltaret të angazhojmë gruan fuqishëm në politikbërje. Angazhimi i gruas nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri. Gruaja nuk është trup, gruaja nuk është barrë. Ajo është dora që lëviz njerëzimin”, ka theksuar me këtë rast Ganiu.
Ai gjithashtu ka shtuar se gruaja mund t’i sjellë një etikë të lartë politikës.
“Dhe unë besoj fuqishëm se ju jeni ato gra, ju aktivistet e pandalshme të BDI-së”, ka shtuar Ganiu.