May 22, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Gashi: BDI ndër vite nuk e përfundoi shkollën e Vizbegut

Partnerët e koalicionit opozitar Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, në prezencën e dy kryetarëve Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, sot kanë marr pjesë në hapjen e Shtabit Lokal të koalicionit AAA – ASH, në Shuto Orizare të Shkupit.

Në praninë e qindra aktivistëve opozitar, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalën përshëndetëse tha:

”Komuna e Shuto Orizares ka 1 shkollë në gjuhën shqipe dhe kjo është tepër e ngarkuar. Fëmijët e Vizbegut ecin 3 km në këmbë, në borë e në shi, ndërsa funksionarët e BDI-së në çdo cikël zgjedhor hedhin lopata në SHF të Vizbegut ndërsa asgjë nuk realizojnë. Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do ta realizojmë projektin për shkollën e Vizbegut, të cilën tash e ca vite BDI e ka shëndrruar në TV Novel”, përfundoi Gashi.