May 3, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Grubi vazhdon edhe në Likovë me fjalor ofendues për kundërshtarët “dilenxhi e axhami”

Komunat tona, institucionet tona nuk mund të drejtohen nga “dilenxhi e axhami”, nuk mund të drejtohen nga njerëz të paaftë dhe të paditur, prandaj njerëzit e duan Erkanin në krye të Likovës dhe i duan kandidatët tonë gjithandej.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para të pranishmëve gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Likovës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Erkan Arifi dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK

“Fjalët që i thanë bashkëvendësit e juaj në fillim të këtij tubimi, janë vlerësimi më i mirë se komunat tona, institucionet tona nuk mund të drejtohen nga dilenxhi e axhami, nuk mund të drejtohen nga njerëz të paaftë dhe të paditur, prandaj njerëzit e duan Erkanin.

Është kryetar i komunës me më së shumti rekorde, me së shumti projekte të përgatitura, me më së shumti projekte të realizuara dhe prandaj këtu nuk ka zgjedhje por ka vetëm zgjidhje,” ka thënë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë tubimit të sotëm në komunën e Likovës.