May 11, 2024
Maqedoni

“Fshehja e pronave”, reagon Albert Musliu

VMRO-DPMNE sot ka prezantuar personat që janë pjesë të funksionarëve, siç thonë, të kyçur në aferën “Pronat Sekrete”. Emrat të cilat pretendon opzitarja VMRO-DPMNE janë eksperti dhe analisti politik Albert Musliu, Avokati Ivica Jevtiq, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, dhe anëtari I Këshillit drejtues në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë, Novica Peçinski, janë katër nga 123 emrat, për të cilët VMRO-DPMNE-ja pretendon se kanë prona sekrete në vlerë prej 30 milionë euro.

Rreth pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar analisti Albert Musliu duke theksuar se nuk e fsheh pronën të cilën e posedon.

“Detyra për të cilën jam emëruar nuk paguhet. Sipas njohurive të mia për detyrë të këtillë nuk duhet të dorëzoj listë anketuese, nuk e fsheh pronën që e posedoj. Besoj se të dhënat për pronën time VMRO-DPMNE i ka marrë nga Administrata Kadastrale, ku është e paraqitur në mënyrë të rregullt. Në qoftë se nuk kam të drejtë, do të paguaj dënim”, ka shkruar Musliu.