Maqedoni

Fronti n’shesh/ Osmani: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, populli ynë meriton të ardhme europiane!

Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani, sonte në tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, para të pranishmëve tha se Maqedonia e Veriut e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, e jo izolimin dhe ndikimin rus në të cilin po thërret opsioni tjetër politik.

“Shtatë vite më parë pothuaje pikërisht në këtë ditë, diku qindra metra larg nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme në historinë tonë, ende i keme para syve deputetët e përgajkur të vendit tonë, ku qëndrone problemi se u zgjodh Talat Xhaferi krytearë Kuvendi vetëm pse ishte shqiptarë, e kam para syve zotin Sela i cili për pak kumbi jetën atë ditë. Aso kohe mbi ne qëndorin retë e zeza saqë parashtrohej pyetja se a do të arrijmë të dalim nga ajo situatë, dhe them sia dolëm vllezër e motra, dhe i mundëm ata cinikë që nuk besonin tek ne, dhe jo vetëm kryetarin e Kuvendit, por sot kemi kryeministër të parë shqiptarë, dhe sot ka ardhur koha për presidentit e parë shqiptar, dhe unë i besoj Ali Ahmetit që thotë se do të bëhet. Sot ofrohen para nesh dy opsione, njëri është izolimi i supermacisë që kërkon 61 deputetë, dhe të ndali rrugën tonë të integrimit, dhe kemi opsionin tjetër që është Fronti Europain, i cili është një ide dhe besim se po vijnë ditë më të mira për vendin tonë, Fronti Europian ka si qëllimim anëtarsimin e plotë të vendit në BE. Sot jemi anëtarë të NATO-s por ne nuk ndalemi këtu, prandaj si president i juaji zotohem se do ta bëj vendin anëtarë në BE, për parteritet me SHBA-në, zotohem për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, zotohem për një marrëveshje të re të Ohrit por për kornizë ekonomike, zotohem se do të jemi busull e integrimit euroatlantik. Unë e di se shumë njerëz thonë se kemi ambicie të mëdha, por dua të them se populli jonë e meriton integrimin në BE”, tha Osmani.