May 18, 2024
Maqedoni

Do të duhet t’i ndryshojmë edhe lejet e reja me “Maqedonia e Veriut” sepse kanë kodin MKD e jo NMK?!

Burime të larta në MPB kanë njoftuar se jo vetëm lejet e vozitjes me “Republika e Maqeodnisë, por qytetarët me gjasë do të jenë të detyruar ti ndryshojnë edhe lejet e voztjes me “Maqedonia e Veriut”.
Shkak për ketë është se edhe në lejet e reja qëndron shkurtesa MKD, respektivisht eshtë harruar të zëvendësohet me NMK. Sot pritet të miratohet ligji për vazhdim të afatit të lejeve me emrin “Republika e Maqedonisë”, por nuk dihet se si do të veprohet me kodin MKD, duke pasur parasysh se ky mund të jetë problem edhe më i madh pasi dyfishohet numri./Lideri