April 26, 2024
Rajon - Botë

Foto virale në Angli: Policia e kap me shtëpi bari, shqiptari fshihet mbi çati

Në mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për atë person.

Bëhet fjalë për shqiptarin Etmond Lika i cili u ngjit mbi çati në momentin që policia ka nisur kontrollin në godinën me 6 dhoma të përshtatur për kultivimin e kanabisit,

200 bimë u gjetën gjatë operacionit, por shqiptari nuk u kap menjëherë.

32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës më vonë. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.

Avokati i tij argumentoi se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg.