Lloga nënshkruan deklaratë për thellimin e bashkëpunimit me ministren austriake Allma Zadiç

Reformat në drejtësi, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit, dhe janë diçka që RMV-ja duhet ti bëjë dhe do t’i bëj për progresin e shtetit, kështu deklaroi sot në Shkup ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiç, pas takimit që realizoi me ministrin e Drejtësisë së RMV-së, Krenar Lloga.

“Duhet të ndihmojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut meriton që të merr vendin e saj në familjen e shteteve të BE. Dua të shpreh respektin time për kompromiset e dhimbshme, dhe besoj se kjo duhet të vlerësohet në të ardhmen. Tani topi është tek ne si Union Evropian dhe për ne si Austri që të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut që të bëhet pjesë e BE-së. Dhe për ne është e rëndësisë së madhe që rajoni i Ballkanit Perëndimorë e posaçërisht RMV-ja të bëhet pjesë e BE-së. Reformat në drejtësi, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të domosdoshme dhe vendi juaj besoj se do ta bëj këtë”, deklaroi Alma Zadiç, ministre e Drejtësisë e Austrisë.

“Nënshkruam deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit. Konkretizuam disa çështje. Austria është një nga vendet që na mbështet më së shumti. Nënshkruam një marrëveshje të përbashkët për të konkretizuar bashkëpunimin tonë në më shumë fusha. E informova se po ballafaqohemi me shumë sfida dhe se jemi në rrugë të vërtet që të bëhemi anëtarë të BE-së”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk