May 20, 2024
Maqedoni

Fokus publikon anketë të re nga IPSOS: Opozita fiton zgjedhjet lokale në Maqedoni!

Fokus ka publikuar anketën e re nga IPSOS lidhur me rejtingun e partive politike. Kjo anketë, e realizuar në teren e porositur nga VMRO-DPMNE, fitues të zgjedhjeve të ardhshme lokale e nxjerr opozitën. Anketa është bë për rejtingun e partive, e jo të koalicioneve.
Sipas IPSOS, VMRO-DPMNE udhëheq me 6 për qind para LSDM-së, kurse BDI me vetëm një për qind para Aleanncës dhe Alternativës.
Ja rezultatet e anketës:

1. VMRO-DPMNE 22 për qind
2. LSDM 16 për qind
3. BDI 7 për qind
4. Aleanca për Shqiptarët 5 për qind
5. Besa 1 për qind
6. Alternativa 1 për qind