May 14, 2024
Maqedoni

Një mjek është gjetur i vrarë me thikë në Shkup

Një person ka mbetur i vrarë me plagë të shumta me thikë mbrëmë para poliklinikës në lagjen Zhelezara në Shkup.

I vrarë jozyrtarisht është një mjek cili është goditur 9 herë me thikë nga një autor ende i panjohur. Sipas një burimi policor bëhet fjalë për një grabitje që ka përfunduar me pasoja fatale.

Siç informon MPB-ja, sipas raportit, ai është gjetur nga djali i tij, i cili ka filluar ta kërkojë pasi nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

“Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në park afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.